Dr. Agron Shabani
Specialist i kirurgjisë orale dhe implantologjisë
Dr. Agron Shabani përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë, në Prishtinë, në vitin 2014. Pas diplomimit ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare për të avancuar njohuritë dhe aftësitë profesionale, duke veçuar trajnimet me doktorin gjerman Dr. Wolfgang Grüner, si dhe me italianët Prof. Diego Salvi, Dr. Enric Marchetti dhe Prof. Angelo Cardarelli. Ka përfunduar specializimin në Kirurgji Orale në Universitetin Aldent në Tiranë, ku mori titullin Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë, duke thelluar ekspertizën e tij në trajtimet bashkëkohore dentare. Është anëtar i Dhomës së Stomatologëve të Malit të Zi dhe i Shoqatës së Parodontologëve dhe Implantologëve të Malit të Zi.