Shërbimi 07

Implantologjia

Mungesa e një ose më shumë dhëmbëve nuk duhet t’ju pengojë të buzëqeshni me vetëbesim. Implantologjia ofron zgjidhje moderne për rikthimin e funksionit dhe estetikës së buzëqeshjes.

Pajisje ultrasonike e piezokirurgjisë dhe motor implantologjik me pompë irrigimi, gati për kirurgji orale
Rreth trajtimit

Implantologjia merret me zëvendësimin e rrënjëve të dhëmbëve të munguar përmes implanteve dentare, të cilat vendosen në kockën e nofullës. Pas fazës së shërimit, mbi implant mund të vendoset një kurorë, urë ose protezë. Përshtatshmëria varet nga gjendja e kockës, shëndeti oral dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore.

Informacionet në këtë faqe janë të karakterit të përgjithshëm. Për zgjidhjen më të mirë për ju vendoset pas kontrollit dhe bisedës me stomatologun.

Hap pas hapi

Çfarë mund të prisni

  1. 01

    Konsultimi dhe vlerësimi

    Kontrollojmë gjendjen orale dhe shqyrtojmë nevojat tuaja për zëvendësimin e dhëmbëve.

  2. 02

    Planifikimi i trajtimit

    Vlerësojmë kockën dhe përcaktojmë planin përmes ekzaminimeve dhe imazherisë së nevojshme, siç janë ortopani dhe CBCT.

  3. 03

    Vendosja e implantit

    Implanti vendoset në kockën e nofullës sipas planit kirurgjikal dhe me anestezi të përshtatshme.

  4. 04

    Restaurimi dhe mirëmbajtja

    Pas shërimit dhe integrimit të implantit, vendoset restaurimi protetik dhe planifikohen kontrollet periodike.

Pyetje të shpeshta

Pyetjet e pacientëve

Nuk e gjetët përgjigjen? Na dërgoni pyetjen tuaj.

A mund të vendosë çdo person implante dentare?

Jo në çdo rast. Përshtatshmëria varet nga sasia dhe cilësia e kockës, shëndeti i mishrave dhe faktorë të tjerë shëndetësorë.

Sa kohë zgjat trajtimi me implante?

Mund të zgjasë disa muaj, në varësi të shërimit, integrimit të implantit dhe nevojës për procedura shtesë.

Si duhet të kujdesem për implantet dentare?

Me higjienë të përditshme të kujdesshme, kontrolle të rregullta profesionale dhe pastrim të përshtatshëm rreth implantit.

Implantologjia në Ulqin

Klinika Confident ndodhet në Ulqin, në Bulevardin Teuta. Caktoni një kontroll me telefon ose përmes formularit dhe ne do t’ju propozojmë terminin e parë të lirë.

Caktimi i terminit

Buzëqeshja juaj e radhës fillon me një bisedë.