Kirurgjia orale
Kur nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, përparësi kanë planifikimi i kujdesshëm, siguria dhe kujdesi individual. Në Confident, synojmë t’ju ofrojmë informim të qartë dhe trajtim të përshtatur për nevojat tuaja.
Kirurgjia orale përfshin procedura për trajtimin e problemeve që prekin dhëmbët, indet e buta dhe strukturat mbështetëse të gojës. Në varësi të diagnozës, mund të përfshijë heqjen e dhëmbëve të dëmtuar ose të pjekurisë, trajtimin e disa lezioneve dhe ndërhyrje të tjera kirurgjikale. Procedura përcaktohet pas ekzaminimit dhe vlerësimit të gjendjes shëndetësore.
Informacionet në këtë faqe janë të karakterit të përgjithshëm. Për zgjidhjen më të mirë për ju vendoset pas kontrollit dhe bisedës me stomatologun.
Çfarë mund të prisni
- 01
Konsultimi dhe ekzaminimi
Vlerësojmë shqetësimin tuaj dhe përcaktojmë nëse nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.
- 02
Planifikimi i procedurës
Ju shpjegojmë ndërhyrjen, përgatitjen dhe alternativat e mundshme. Planifikimi bëhet përmes grafisë dentare, siç janë ortopani ose CBCT.
- 03
Ndërhyrja kirurgjikale
Procedura kryhet me anestezi të përshtatshme dhe sipas planit të përcaktuar.
- 04
Kujdesi pas ndërhyrjes
Merrni udhëzime për higjienën, ushqyerjen, menaxhimin e shqetësimeve dhe kontrollet pasuese.
A kryhet kirurgjia orale me anestezi?
Shumë procedura kryhen me anestezi lokale. Lloji i anestezisë përcaktohet sipas ndërhyrjes dhe gjendjes së pacientit.
Sa zgjat rikuperimi?
Varet nga lloji dhe kompleksiteti i ndërhyrjes. Shumë pacientë përmirësohen brenda disa ditësh, ndërsa shërimi i plotë mund të zgjasë më shumë.
Çfarë duhet të bëj pas ndërhyrjes?
Ndiqni udhëzimet e dentistit, shmangni aktivitetet e rënda kur ju këshillohet dhe kontaktoni klinikën në rast gjakderdhjeje të vazhdueshme, temperature ose dhimbjeje që përkeqësohet.
Kirurgjia orale në Ulqin
Klinika Confident ndodhet në Ulqin, në Bulevardin Teuta. Caktoni një kontroll me telefon ose përmes formularit dhe ne do t’ju propozojmë terminin e parë të lirë.