Shërbimi 08

Mjekësia estetike

Bukuria natyrale qëndron te harmonia dhe kujdesi për veten. Në Confident, mjekësia estetike synon të përmirësojë pamjen dhe freskinë e fytyrës suaj përmes trajtimeve të individualizuara.

Ifeta Suka Shabani gjatë një trajtimi të lëkurës së fytyrës me pajisje profesionale
Rreth trajtimit

Mjekësia estetike përfshin procedura jokirurgjikale që synojnë përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe trajtimin e shenjave të plakjes. Në varësi të vlerësimit profesional dhe shërbimeve të ofruara në klinikë, trajtimet mund të përfshijnë procedurat e mëposhtme.

Informacionet në këtë faqe janë të karakterit të përgjithshëm. Për zgjidhjen më të mirë për ju vendoset pas kontrollit dhe bisedës me stomatologun.

Trajtimet

Procedurat që ofrojmë

  1. 01

    Botox (toksina botulinike)

    • Zbutja e rrudhave të ballit
    • Trajtimi i vijave mes vetullave
    • Reduktimi i rrudhave anësore të syve (crow’s feet)
    • Ngritja e lehtë e vetullave në raste të përzgjedhura
    • Trajtimi i buzëqeshjes gingivale (gummy smile), kur indikohet

    Vepron kryesisht mbi muskujt mimikë.

  2. 02

    Filler me acid hialuronik

    • Zmadhimi dhe konturimi i buzëve
    • Rikthimi i volumit në mollëza
    • Përmirësimi i vijave nazolabiale
    • Konturimi i mjekrës dhe i nofullës
    • Korrigjimi i disa asimetrive të fytyrës

    Përdoret për të shtuar volum ose për të përmirësuar konturet.

  3. 03

    Mezoterapia dhe skin boosters

    • Përmirësimi i hidratimit të lëkurës
    • Mbështetja e elasticitetit dhe cilësisë së lëkurës
    • Përmirësimi i pamjes së lëkurës së lodhur dhe të dehidratuar
  4. 04

    Microneedling (Dermapen)

    • Përmirësimi i shenjave pas akneve
    • Zvogëlimi i dukshmërisë së poreve të zgjeruara
    • Përmirësimi i strukturës së lëkurës
    • Zbutja e vijave të imëta

    Stimulon proceset e prodhimit të kolagjenit dhe rimodelimit të lëkurës.

  5. 05

    Peeling kimik

    • Njollat e pigmentimit
    • Dëmtimet nga dielli
    • Aknet dhe disa shenja pas akneve
    • Lëkura e ashpër dhe toni jo uniform

    Lloji dhe thellësia e peeling-ut zgjidhen sipas llojit të lëkurës dhe problemit që trajtohet.

  6. 06

    PRP – plazma e pasur me trombocite

    • Përdoret në disa protokolle për përmirësimin e cilësisë së lëkurës
    • Mund të kombinohet me microneedling
    • Synon të mbështesë proceset e rigjenerimit të indeve
  7. 07

    Trajtime profesionale të lëkurës me Aqua Star Hydrafacial

    • Pastrim profesional i fytyrës
    • Njollat kafe dhe dëmtimet nga dielli
    • Përmirësimi i strukturës dhe tonit të lëkurës
    • Hidratim intensiv
    • Mikrodermabrazion
    • Trajtime për lëkurë të yndyrshme dhe me komedone
    • Protokolle për shkëlqim dhe përmirësim të pamjes së përgjithshme

    Zakonisht janë më pak invazive se procedurat injektuese dhe mund të përdoren si pjesë e mirëmbajtjes së lëkurës.

Hap pas hapi

Çfarë mund të prisni

  1. 01

    Konsultimi fillestar

    Diskutojmë shqetësimet estetike, pritshmëritë dhe historinë tuaj shëndetësore.

  2. 02

    Vlerësimi profesional

    Vlerësojmë gjendjen e lëkurës dhe përcaktojmë nëse trajtimi është i përshtatshëm për ju.

  3. 03

    Trajtimi i personalizuar

    Ju shpjegojmë procedurën, përfitimet e mundshme, rreziqet dhe kujdesin e nevojshëm përpara trajtimit.

  4. 04

    Kujdesi pas trajtimit

    Merrni udhëzime për rikuperimin, kujdesin e lëkurës dhe kontrollet, kur ato nevojiten.

Pyetje të shpeshta

Pyetjet e pacientëve

Nuk e gjetët përgjigjen? Na dërgoni pyetjen tuaj.

A janë trajtimet e mjekësisë estetike të përshtatshme për të gjithë?

Jo. Përshtatshmëria varet nga gjendja shëndetësore, lloji i procedurës dhe vlerësimi profesional.

A kërkojnë trajtimet estetike kohë rikuperimi?

Disa procedura kërkojnë pak ose aspak rikuperim, ndërsa të tjerat mund të shkaktojnë skuqje, ënjtje ose mavijosje të përkohshme.

Sa zgjasin rezultatet?

Kohëzgjatja ndryshon sipas procedurës, produktit të përdorur, karakteristikave individuale dhe kujdesit pas trajtimit.

Mjekësia estetike në Ulqin

Klinika Confident ndodhet në Ulqin, në Bulevardin Teuta. Caktoni një kontroll me telefon ose përmes formularit dhe ne do t’ju propozojmë terminin e parë të lirë.

Caktimi i terminit

Buzëqeshja juaj e radhës fillon me një bisedë.